Fatmir Sheholli ’dekonspiron’ Aleksandër Vuçiq, dhe serbët e Kosovës – Protesta do të ketë deri më 3 prill – pastaj del në skenë “shpëtimtari” Vuçiq

Aktuale

Fatmir Sheholli ’dekonspiron’ Aleksandër Vuçiq, dhe serbët e Kosovës – Protesta do të ketë deri më 3 prill – pastaj del në skenë “shpëtimtari” Vuçiq

Më: 25 mars 2022 Në ora: 14:26
Fatmir Sheholli

Drejtori i institutit për afrimin e marrëdhënieve ndëretnike Fatmir Sheholli ka reaguar pas protestës së serbëve të Kosovës dhe bojkotimit të listës Serbe për punën në institucionet e Kosovës.

Sheholli ka vlerësuar se protestat e serbëve të Kosovës do të vazhdojnë deri me 3 prill, në ditën kur pritet të mbahen zgjedhjet në Serbi.

Sipas tij të gjitha këto veprime që kanë ndodhur sot, si institut i kishin paralajmëruar kohë më parë.

Sheholli thotë se pas kësaj dite, do të dal në skenë siç e ka quajtur ai “shpëtimtari” i serbëve të Kosovës ,presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq.

“Në rolin e ” shpëtimtarit”, Vuçiq do t`i drejtohet edhe Bashkësisë ndërkombëtare se kinse ai është për dialog, por që serbët e Kosovës po ndjehen të kërcënuar nga pushteti i Kosovës dhe do të pohoj se pa themelimin e Asociacionit nuk mund të vazhdoi dialogun, kurse nga ana tjetër serbëve të Kosovës përmes kanaleve të tij do t’iu pohoi me atë lojën ” ftohtë – nxehtë” duke i shfrytëzuar për forcimin e tij në pozicionin dialogues. Pra, pushteti i Vuçiqit do ti manipuloj serbët e Kosovës derisa, sipas tij, të forcoi pozicionin e tij në dialog”, ka thënë Shegolli.

Ai ka pasur edhe një porosi për Qeverinë e Kosovës dhe partitë politike që të bëhen bashkë në mënyrë që ‘kartën që po e përdor presidenti serb t`ia heqin nga dora’.

“Sugjerimi i Institutit për afirmimin e marrëdhënieve ndëretnike është që krerët e institucioneve të shtetit të Kosovës dhe liderët e partive opozitare shqiptare të angazhohen bashkërisht për arritjen e ujdis së përbashkët në raport me qytetarët serbë të Kosovës. E kemi obligim që kartën që po e përdorë Vuçiqi duke manipuluar serbët e Kosovës, ne si shtet e si shoqëri t’ia heqim nga dora dhe të angazhohemi maksimalisht që këtë çështje ta zgjidhim brenda shtetit tonë", ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat