Mimoza Kusari: Kosova ishte dhe do të jetë pro vlerave të BE-së

Aktuale

Mimoza Kusari: Kosova ishte dhe do të jetë pro vlerave të BE-së

Më: 25 mars 2022 Në ora: 15:00
Mimoza Kusari

Deputetja e Parlamentit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari ka ritheksuar orientimin e Kosovës drejt vlerave dhe parimeve të Bashkimit Evropian.

Ajo ka shpërndarë disa foto në llogarinë e saj në rrjetin social Twitter përmes të cilave shfaqi reagimet në Serbi dhe Kosovë pas fillimit të agresionin rus në Ukrainë një muaj më parë.

Kusari shkroi se vendi ynë ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në aleancë strategjike me ShBA-të dhe BE-në.

Nga ana tjetër, Kusari tha se Serbia ka qenë dhe po vazhdon të jetë përkrah Rusisë edhe pas sulmit të kësaj të fundit në Ukrainë.

“A ka dikush ndonjë vështirësi të vogël për të kuptuar se cili nga dy vendet është pro vlerave dhe parimeve të Bashkimit Evropian? Kosova ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në aleancë strategjike me ShBA dhe BE përkundër Serbisë që është pro Rusisë me gjithë bindje, pra, ju lutemi kuptoni DREJT”, shhkroi Kusari në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat