Kurti tregohet i ashpër me Vuçiqin: Ky do të jetë gabimi fatal për Serbinë nëse sulmon ushtarakisht Kosovën!

Aktuale

Kurti tregohet i ashpër me Vuçiqin: Ky do të jetë gabimi fatal për Serbinë nëse sulmon ushtarakisht Kosovën!

Nga: N. Sh. Më: 25 mars 2022 Në ora: 20:09
Aleksandar Vulin dhe Aleksandër Vuçiq

Serbët në Kosovë sot kanë mbajtur protesta përshkak se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ua ka ndalua që të votojnë në zgjedhjet e 3 prillit në Kosovë.

Pas kësaj proteste të serbëve ka reaguar kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti, i cili thotë se Vuçiqi si një diktator i vogël ka marr dritën jeshile nga diktatori rus Vladimir Putin.

Ai thotë se këto protestat e serbëve kanë qëllim që të provokojnë incidente dhe eskalim të situatës në Kosovë.

E pas eskalimit sipas tij, pritet edhe intervenimi ushtarak serb në Kosovë dhe për të grabitur veriun e Kosovës.

Ai shton se, çdo tentim i Serbisë që të ndërhyjë në Kosovë ushtarakisht do të jetë gabim fatal për shtetin serb.

Reagimi i Faton Kurtit:

Pasi diktatori i vogël Vuçiq ka marrë dritën jeshile nga diktatori Putin për të tensionuar situatën, në Ballkan kanë nisur të gjëmojnë daullet e luftës.

Menjëherë kemi patur një seri kërcënimesh me luftë ndaj Republikës së Kosovës direkt nga krerët e shtetit serb, Vuçiq dhe Vulin.

Hapi i radhës i planit të tyre djallëzor, janë protestat e serbëve të orkestruara direkt nga Beogradi dhe të organizuara nga "Lista Serbska". Këto "protesta" kanë vetëm një qëllim,  provokimi i incidenteve dhe eskalimi i situatës në Kosovë dhe pastaj për të intervenuar ushtarakisht.

Asnjëherë në historinë e njerëzimit nuk ka ndodhur që agresori i cili e humbi luftën të kërcënojë prapë me luftë (pa u tharë ende gjaku i të vrarëve 23 vite më parë).

Paramendoni sikurse Gjermania pasi e ka humbur luftën e dytë botërore të kërcënojë me luftë Francën!

Është shumë e qartë se Vuçiq ky minidiktator, po tenton të shfrytëzojë luftën në Ukrainë për ti realizuar qëllimet djallëzore ndaj Kosovës si grabitjen e pjesës veriore të Kosovës.

Si duket serbët e kanë harruar se sot Kosova nuk është ajo e viteve të 90-ta.

Çdo tentim ì Serbisë që të ndërhyjë ushtarakisht në territorin e Kosovës do të jetë një gabim fatal për Serbinë.

Është shumë për tu çuditur, sesi një popull i cili i në të kaluarën i ka humbur të gjitha luftrat prapë dëshiron ti hyjë një rruge së cilës kurrë nuk mund ti dalin në krye!

I bëj thirrje qytetarëve serbë të Kosovës, mos të bien pre e politikave radikale shkatërruese të Vuçiqit dhe qeverisë së tij.

Mos e bëni gabimin e njëjtë si në vitet e 90-ta sepse atëherë nuk do të lini më asnjë mundësi për bashkëjetesë me shqiptarët në një shtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat