Blinken: Albright na bashkoi për t’i shpëtuar shqiptarët

Aktuale

Blinken: Albright na bashkoi për t’i shpëtuar shqiptarët

Më: 25 mars 2022 Në ora: 22:08
Madeleine Albright dhe Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka përmendur Kosovën në deklaratën e tij për vdekjen e ish-sekretares amerikane, Madeleine Albright.

Blinken thotë se falë Albright SHBA-të i mbrojtën shqiptarët në Kosovë kundër agresionit serb.

Po ashtu, Blinkeni tha se sot, ka një shesh dhe një rrugë në Kosovë me emrin e Madeleine Albright, si dhe një statujë e saj është e vendosur në kryeqytet.

“Dhe falë saj jo pak, Polonia, Hungaria dhe Republika Çeke iu bashkuan NATO-s dhe Shtetet e Bashkuara mbrojtën shqiptarët etnikë në Kosovë kundër agresionit serb. Sot, ka një shesh dhe një rrugë në Kosovë me emrin Madeleine, dhe një statujë e saj qëndron në kryeqytet”, tha ndër tjerash Blinken.

“Madeleine Albright ishte një diplomate brilante, një udhëheqëse vizionare, një pioniere e guximshme, një mentore e përkushtuar dhe një person i madh dhe i mirë që e donte thellësisht Shtetet e Bashkuara dhe ia kushtoi jetën e saj shërbimit të saj. Ajo ishte gjithashtu një shoqe e mrekullueshme për shumë njerëz, përfshirë mua”, shtoi Blinken.

Kujtojmë se Madeleine Albright vdiq dy ditë më parë në moshën 84 vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat