Latifi kërkon bashkëpunim më të madh me Turqinë në shëndetësi

Aktuale

Latifi kërkon bashkëpunim më të madh me Turqinë në shëndetësi

Më: 26 mars 2022 Në ora: 10:23
Yavuz Selim Kosger dhe Rifat Latifi

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, është takuar me Guvernatorin e Izmirit, Yavuz Selim Kosger.

Temë diskutimi në këtë takim ishte bashkëpunimi mes dy shteteve në shëndetësi, konkretisht në forcimin e kapaciteteve njerëzore dhe profesionale në shëndetësi.

Siç bëhet e ditur nga zyra për shtyp e MSH, në këtë takim, ministri Latifi tha se “Turqia dhe Kosova janë dy shtete që kanë miqësi shumëvjeçare dhe kjo miqësi duhet në vazhdojë edhe më tutje, kësaj radhe me bashkëpunimin në fushën shëndetësore, pasi që Izmiri ka universitete shumë të njohura, që kanë prodhuar kuadro të njohura në shkencat mjekësore”.

Latifi ka veçuar se marrëdhëniet e mira në mes dy shteteve dhe bashkëpunimi i ardhshëm duhet të fokusohet në fushën e shkencës, përkatësisht hulumtimeve shkencore.

Me që në Izmir ka një numër të madh të komunitetit shqiptar, ministri Latifi, i ftoi edhe ata të jenë pjesë e këtij bashkëpunimi dhe dijen dhe përvojën e tyre sa sjellin në vendin e tyre të origjinës.

Ndërkaq, Guvernatori i Izmirit, Yavuz Selim Kosger ka premtuar bashkëpunim në sistemin e shëndetësisë, aty ku kërkohet më së shumti.

Ai shtoi se Kosova është shumë e rëndësishme për Izmirin dhe Turqinë në përgjithësi, sepse dy shtetet kanë shumë gjëra të përbashkëta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat