Kryetari i Rahovecit: Plaga e Krushës së Madhe vazhdon të kullojë gjak edhe sot

Aktuale

Kryetari i Rahovecit: Plaga e Krushës së Madhe vazhdon të kullojë gjak edhe sot

Më: 26 mars 2022 Në ora: 12:32
Smajl Latifi

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, në fjalimin e mbajtur me rastin e 23 vjetorit të masakrës në Krushë të Madhe, tha se vuajtjet e familjarëve të viktimave do të lehtësoheshin kur do të zbardhej fati i të pagjeturve.

“Plaga e Krushës së Madhe vazhdon të kullojë gjak edhe sot, ky gjak nuk thahet e nuk zhbëhet pasi vazhdimisht vazhdimisht po ujitet me lotin e nënave, baballarëve, grave, motrave, fëmijëve e familjarëve tanë, këto vuajtje do të pakësoheshin kur do të zbardhej fati i të pagjeturve. duhet të kapen dhe tu dorëzohen organeve të drejtësisë së Kosovës ku u kryen këto krime”, tha Latifi.

Ai tha se vrasja, djegia e njerëzve pastaj zhdukja e gjurmëve të tyre përbën një nga shembujt më të vrazhdë të krimit të serbëve mbi shqiptarët.

“Burra e djem të këtij fshati u dogjën mbetjet e tyre u dërguan në drejtim të paditur. Shtëpitë e thjeshta të fshatarëve u shndërruan në dhoma gazi ku gjetën vdekjen këta djem ashtu si kishin bërë nazistët gjermanë në kampet e shfarosjes, të gjithë meshkujt u ekzekutuan pa u kursyer asnjëri”, shtoi ai.

“Rikujtojmë se krimi serb në Krushë të Madhe është i egër.. njerëzit tanë u vranë, u dogjën e u hodhën në Drinin e Bardhë e një pjesë e tyre u zhduk e u hodhën diku në Serbi.. Nga 22 mijë që u vranë, 64 ende janë pa varre, në mesin e tyre edhe profesori Ukshin Hoti”.

Ai madje tha se Serbia organizoi spastrim etnik të shqiptarëve.

“Serbia e organizoi spastrimin etnik në mënyrë sistematike duke aplikuar metodën e tokës së djegur”, ka vazhduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat