Presidentja Osmani e quan inspirues fjalimin e Zelenskyt

Aktuale

Presidentja Osmani e quan inspirues fjalimin e Zelenskyt

Më: 26 mars 2022 Në ora: 15:28
Volodymyr Zelensky

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në Forumin e Dohas në shtetin e Katarit, ku ka mbajtur fjalim virtual sot edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Presidentja Osmani, e ka quajtur fjalimin e Zelenskyt “prekës” dhe “inspirues”.

“Një tjetër fjalim i prekshëm dhe frymëzues nga Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në Forumin e Dohas. Pritjet ndaj apelit të tij tregojnë se solidariteti me popullin ukrainas janë mbarëbotërore”, ka shkruar ajo.

Presidentja po ashtu ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Forumit krahas liderëve të ndryshëm botëror, ku po diskutohet trajtimi i sfidave bashkëkohore duke kërkuar zgjidhje inovative.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat