Osmani takohet me kryeministrin e Katarit, diskutuan për marrëdhëniet mes dy vendeve

Aktuale

Osmani takohet me kryeministrin e Katarit, diskutuan për marrëdhëniet mes dy vendeve

Më: 26 mars 2022 Në ora: 22:00
Foto nga takimi

Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot me kryeministrin e Katarit, Khalid bin Khalifa bin Abdulaziz Al Thani, me të cilin tha se biseduan për thellimin e raporteve bilaterale mes dy vendeve, me theks të veçantë për bashkëpunimin ekonomik.

“Po ashtu takuam edhe udhëheqës të shteteve jonjohëse dhe të organizatave ndërkombëtare.

Kosova ka miq anekënd botës dhe këto miqësi do të vazhdojmë t’i thellojmë më tej”, shkroi Osmani në një postim në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Presidentja Osmani po merr pjesë në hapjen e Forumit të Dohas, së bashku me përfaqësues nga vende të ndryshme të botës, me ftesë të Emirit të Katarit, Sheikh Tamim Bin Hamad Al Thani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat