Kadriaj: Qeveria vazhdimisht po kërkon nga qytetari, por nuk ofron asgjë

Aktuale

Kadriaj: Qeveria vazhdimisht po kërkon nga qytetari, por nuk ofron asgjë

Nga: H.O. Më: 27 mars 2022 Në ora: 18:21
Njohësi i çështjeve të ekonomisë, Mustafë Kadriaj

Njohësi i çështjeve të ekonomisë, Mustafë Kadriaj thotë se, qytetari dhe populli i Kosovës ka dëshmuar që në ҫdo moment historic ka qenë, gjithmonë i gatshëm për të dhënë më të dhimbshmen për shtet-ndërtimin e Kosovës.

 “Mund të kujtojmë në vitet e ‘90-ta mbledhja e 3%, po ashtu përkrahja edhe e luftës së fundit me të gjitha mundësitë. Por, edhe këtë fond për siguri, qytetari e ka përqafuar dhe gatishmëria është, pavarësisht kushteve dhe të hyrat që i kanë jashtëzakonisht të ulëta me një mirëqenie, për fat jo të mirë, më të keqen të rajonit, mos të flasim më gjerë, por është për të ardhur keq, dhe është një habi jashtëzakonisht e madhe, nga kjo qeveri e tanishme dhe nga ky Kryeministër, që e kam potencuar edhe më herët që, në zgjedhjet e fundit e ka harruar edhe bashkimin kombëtarë, duke u fokusuar në pjesën e mirëqenies, ndërsa me të ardhur në pushtet nuk ka asnjë gatishmëri për të përmirësuar mirëqenien dhe me rrit pagën minimale, por qe një vit ҫmimet vetëm janë në fryrje e sipër, ndërsa kërkon nga qytetarët që ta përkrahin Fondin e Sigurisë që është diçka shumë i mirëseardhur, por nuk është korrekt dhe nuk është dinjitoz dhe kjo sjellje nuk është aspak dinjitoze nga ana e kryeministrit në raport me qytetarët”, vlerëson Kadriaj.

Ai thotë më tutje se, si rezultat i kësaj mirëqenie të ultë, paga të ulëta, dhe me ҫmime jashtëzakonisht të larta dhe me shërbim si në nivel të ministrive dhe komunave, aspak dinjitoz ndaj qytetarit, me këtë ka bo që qytetari me pas gatishmërinë jashtëzakonisht të lartë për ta lëshuar vendin.

“As në vitet e ‘90-ta nuk ka qenë kjo gatishmëri për të ikur nga vendi, si rezultat i një mirëqenie të ulët, në kohën e okupimit, dhe tani nuk ofron thuaja asgjë për këtë qytetar, që nuk është aspak dinjitoze dhe korrekte, është një pikëpyetje e madhe që qeveritë e pas luftës, ta kenë këtë sjellje jashtëzakonisht të ulët ndaj qytetarit, si duket edhe kjo qeveri po e vazhdon avazin e njëjtë”, vlerëson ai.

Kadriaj thotë po ashtu se, qeveria vazhdimisht po kërkon nga qytetari, por nuk ofron asgjë dhe gjithmonë shfajësimin e vet e gjen tek ish paraardhësit e tij, kryeministrat e kaluar, por asnjë hap deri më tani në hap me mirëqenien e qytetarit nuk e ka bërë.

“Uroj që të kalohet edhe pandemia, po ashtu edhe kjo krizë në nivel të sigurisë botërore të qetësohet dhe t’i kthehet punës qytetari. Sepse ky qytetar asnjëherë nuk ka pritur dhe nuk pret nga qeveritë, por vetëm ky qytetar kërkon të ketë liri të punës dhe krejt ҫka mund të bëjë qeveria është vetëm të jep mundësitë për të punuar ky qytetar, por si duket kjo qeveri vetëm ka interes të ngufatë jetën e qytetarit, por jo të jetë në favor të jetës së qytetarit”, thekson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat