Vdes John Menzies, shefi i parë i Zyrës Amerikane në Kosovën e pas luftës

Aktuale

Vdes John Menzies, shefi i parë i Zyrës Amerikane në Kosovën e pas luftës

Më: 28 mars 2022 Në ora: 07:39
John Menzies

Ka vdekur të dielën diplomati i parë amerikan  në Kosovën e pas luftës, John Menzies. Para se të vinte në Kosovë, Menzies ka shërbyer si ambasador në Bosnjë e Hercegovinë.

Në vitin 1999, SHBA’të ende nuk kishin ambasadë në Kosovë sikurse edhe shtetet tjera. Misioni diplomatik amerikan statusin e ka ndryshuar më 2008 pasi Kosova ka shpallur pavarësinë. Menzies është kthyer për vizitë zyrtare më 2012 në Kosovë.

Menzies që ka vdekur në moshën 74 vjeçare, për një kohë ka qenë në krye të Universitetit Amerikan në Kurdistan të Irakut.

Për vdekjen e tij ka shkruar Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla duke e quajtur mik të Kosovës dhe diplomat principiel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat