Albin Kurti udhëton për në Norvegji

Aktuale

Albin Kurti udhëton për në Norvegji

Më: 28 mars 2022 Në ora: 11:29
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të hënën ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Norvegji.

Përmes njoftimit, Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se së bashku me Kurtin janë edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, zv.ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyba dhe zv.ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi.

Sipas ZKM-së, gjatë qëndrimit atje, Kurti do të takohet me homologun e tij norvegjez, Jonas Gahr Støre dhe me zyrtarë tjerë të lartë të Qeverisë norvegjeze.

Ndërkaq, nuk është bërë e ditur se cilat do të jenë temat e diskutimit gjatë kësaj vizite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat