Paralajmëron Shpend Ahmeti: Javën tjetër çmimet rriten sërish

Aktuale

Paralajmëron Shpend Ahmeti: Javën tjetër çmimet rriten sërish

Më: 29 mars 2022 Në ora: 00:35
Shpend Ahmeti

Ish-anëtari i VV’së, Shpend Ahmeti, pret që javën tjetër të ketë sërish rritje të çmimeve në vendin tonë. Thotë se gjithë kjo situatë s’spo diskutohet në Kuvendin e Kosovës, aty ku siç tha: “nëse flet një ministër përkrahet nga deputetët e VV’së e kundërshtohet nga opozita”.

“Realisht unë pres që javën tjetër të ketë edhe më tutje rritje të çmimeve. Kjo nuk është me bo panikë, as me shku me u thënë qytetarëve: “shkoni e blini më shumë”, por prej fillimit të luftës në Ukrainë, diku në tre javët e para ngritja e çmimit të grurit ka qenë 21 për qind, ngritja e plehrave artificial është 40 për qind, duke marrë parasysh që një pjesë e madhe e plehrave janë bllokuar në Bjellorusi dhe Rusi sepse Bjellorusia është prodhuesi më i madh i plehrave, në anën tjetër Ukraina nuk dihet, Kina ka pasur vërshime dhe ka blerë një sasi shumë më të madhe që e ka prodhuar vetë prej jashtë dhe thjesht sot kemi, shkurtesë të ushqimit dhe kjo do të shkaktojë rritjen, ne po folim për naftën por këto shkojnë tu u rrit”, tha Ahmeti.

“Ne mundemi me i pas vitin tjetër 2 miliardë euro buxhet, por realisht ke më pak pare dhe këto s’po diskutohen”, theksoi ai.

“Për çka mundet me u mbajt përgjegjëse qeveria është se si ka reaguar përballë kësaj situate. S’ka reagim (nga qeveria)”, tha Ahmeti.

Ahmeti tha se VV nuk i beson askujt, dhe ky vazhdon të jetë problemi i saj më i madh.

“I ka humb edhe shkëlqimi kësaj fitores së VV’së pak pas një viti. Është e pritshme, e natyrshme sepse pritjet janë të mëdha”, tha Ahmeti.

“Problemi i VV’së është se nuk i beson askujt dhe vështirë është që VV’ja me ofru dikë. Pra kur t’i thotë Albini Ramushit, Avdullah Hotit e Lumirit: “hajdeni të ulemi” ata krejt kanë me i thënë : “po le se ne pesë vjet të kemi lutur ty kur ke qenë në opozitë e s’e ki bo këtë punë”. Jemi në një situatë, ku thjesht kërkohet që krejt kokat të jenë bashkë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat