Ndrecaj: Mbajtja e zgjedhjeve të një shteti tjetër në Kosovë do të shkaktonte kaos politik

Aktuale

Ndrecaj: Mbajtja e zgjedhjeve të një shteti tjetër në Kosovë do të shkaktonte kaos politik

Më: 29 mars 2022 Në ora: 08:41
Anton Ndrecaj

Anton Ndrecaj, Këshilltar Ligjor në Qendrën për ndihmë Juridike ka thënë se mbajtja e zgjedhjeve të një shteti tjetër në Kosovë do të shkaktonte kaos politik dhe kaos të rendit juridik.

“Në asnjë mënyrë Kushtetua dhe korniza jonë ligjore nuk ua ndalon serbëve që të votojnë mirëpo ndalohet organizmi dhe mbajtja e zgjedhjeve të një shteti në vendin tjetër. Të supozojmë se me të njëjtën kërkesë mund të vijë edhe Mali i Zi sepse kemi  shtetas malazez këtu, ose Turqia apo komunitetet tjera që jetojnë këtu kështu që kjo do të shkaktonte një kaos politik dhe kaos të rendit juridik. Kjo situatë do të mund të zgjidhej nëse do të kishte vullnet të mirë , vullnet politik, të kemi një kornizë ligjore të përgatitur, mënyrën se si  do të duhej  të organizoheshin këto zgjedhje sepse nëse organizohen zgjedhje brenda territorit atëherë përgjegjës për organizimin e atyre zgjedhjeve do të është Komisionin Qendror Zgjedhor, dmth një autoritet vendor”, ka thënë Ndrecaj.

Ai më tej ka shtuar se në të kaluarën Kosova ka qenë tolerante dhe ka lejuar mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë.

“Në të kaluarën Kosova ka qenë tolerante duke mbyllur sytë ka lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës për arsye të tensionit, por këto zgjedhje nuk kanë qenë fer dhe të drejta sepse këto zgjedhje kanë qenë sa për sy e faqe”, ka thënë Ndrecaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat