Mundësia e bisedimeve Rusi-Ukrainë në Beograd, flet Nexhmedin Spahiu

Aktuale

Mundësia e bisedimeve Rusi-Ukrainë në Beograd, flet Nexhmedin Spahiu

Më: 29 mars 2022 Në ora: 18:08
Nexhmedin Spahiu

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka kërkuar që bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës të zhvillohen në Beograd.

E në lidhje me këtë, ka folur analisti politik, Nexhmedin Spahiu.

Ai tha se nuk ka shumë mundësi që këto bisedime të bëhen në Beograd.

“Mendoj që bisedimet në Turqi janë mëse normale, meqë Turqia ka marrëdhënie të ngushta me të dyja vendet dhe është vend anëtare e NATO-s, por kohëve të fundit ka pasur afrime me Moskën zyrtare. Në Beograd është e mundshme, por më pak sepse Serbia nuk është aq e pavarur sa Turqia”, u shpreh ai.

Ai tha se nuk e beson që Ukraina do ta pranojë një gjë të tillë.

“Nuk e besoj që këtë do ta pranojë Ukraina dhe nuk është shumë i besueshëm, sepse fuqia e Serbisë nuk e bën atë një qendër negocimi për dy fuqi të mëdha si Rusia dhe Ukraina. Nëse do të ndodhte, kjo do të ishte një plus i madh për Serbinë, por nuk e besoj që mund të ndodh. Sa i përketë ndryshimeve që mund të bëjë Ukraina, sado ndryshime të bëjë, ajo është fitimtare e madhe e kësaj lufte”, u shpreh tutje Spahiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat