Kështu e quan Spahiu vendimin e Qeverisë për moslejimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë

Aktuale

Kështu e quan Spahiu vendimin e Qeverisë për moslejimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë

Më: 29 mars 2022 Në ora: 18:29
Nexhmedin Spahiu

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ai norvegjez, Jonas Gahr Støre, dolën me njoftime krejt të ndryshme pas takimit të zhvilluar në Oslo, mëngjesin e së martës.

Në njoftimin pas bisedës, nikoqiri bëri me dije se ia ka shprehur mysafirit shqetësimin se një krizë në Ballkanin Perëndimor mund të shpërthejë sërish.

“Unë e shfrytëzova rastin që gjatë takimit tonë ta shpreh zhgënjimin tim pse Kosova nuk ka lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë më 3 prill, sipas mënyrës së përdorur në zgjedhjet e mëhershme”, citohet Gahr Støre nga kabineti i tij.

Në lidhje me këtë, foli analisti politik, Nexhmedin Spahiu.

“Edhe unë po të isha në vendin e kryeministrit norvegjez do t’ia thoja të njëjtat gjëra kryeministrit të Kosovës. Por kjo nuk do të thotë se vendimi i qeverisë së Kosovës nuk ka qenë me vend. Kosova e ka pasur këtë rast historik dhe besoj që edhe në të ardhmën nuk do të lëshojë pe pa kërkesë zyrtare të Qeverisë së Serbisë”, tha ai.

Spahiu e konsideroi si të drejtë vendimin e Qeverisë së Kosovës, për moslejimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë.

"Mendoj që qëndrimi i qeverisë së Kosovës në këtë pikë ka qenë i drejtë, pavarësisht kritikave që mund të vijnë nga diplomatët perëndimor, e që u takon, është në natyrën e tyre. Ajo çfarë duhet të bëjë Qeveria e Kosovës gjatë kohës që po zhvillohet lufta në Ukrainë, është që të mundohet të bëjë një “pazar” përfundimtar me Serbinë për njohjen, sepse pas luftës do ta ketë shumë të vështirë."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat