Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës: Që nga maji i vitit të kaluar 12 zyrtarë janë suspenduar për shkak të abuzimit në detyrën

Aktuale

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës: Që nga maji i vitit të kaluar 12 zyrtarë janë suspenduar për shkak të abuzimit në detyrën

Më: 31 mars 2022 Në ora: 00:37
Agron Llugaliu

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, foli për sfidat dhe sukseset e Doganës deri më tani.

Sipas tij, ka një numër të madh reformash që janë zbatuar në Doganë kohët e fundit, por ka vërejtur që ka pasur cenueshmëri siguria e kufirit në lidhje me aspektin e menaxhimit njerëzor në këtë pjesë.

“Ka pasur një sërë reformash të cilat janë zbatuar në Doganë kohën e fundit, sikur që e konsiderojmë të rëndësishme luftën ndaj korrupsionit, për shkak se po e shohim që edhe rasti i fundit që ka qenë para dy javësh me Inspektoratin policor të Kosovës, e kemi vërejtur që në përgjithësi ka pasur cenueshmëri siguria e kufirit për sa i përket aspektit të menaxhimit njerëzor në këtë pjesë. Andaj Dogana e Kosovës i ka kushtuar rëndësi në vazhdimësi dhe kemi pasur edhe rezultate konkrete. Që nga maji i vitit të kaluar kemi 12 zyrtarë që kanë qenë të suspenduar për shkak të abuzimit me detyrën në cilën do formë qoftë”, u shpreh Llugaliu.

Llugaliu, foli edhe për procesin gjyqësor ndaj atyre që kanë bërë abuzim në detyrën që ata kanë ushtruar, ku thotë se procedurat gjyqësore stërgjaten dhe nuk marin dënime të merituara.

“Është sfidues procesi gjyqësor, janë rëndom procedura që stërgjaten ku shpesh marin vendime që kryesisht janë dënime me kusht ose janë dënime minore. Pra nuk janë të kënaqshme për aq sa ne konsiderojmë shkeljen e detyrës në bazë të standardeve dhe normave etike që i zbatojmë në Doganën e Kosovës”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat