Shkullaku: Moslejimi i mbajtjes së zgjedhjeve serbe i jep dinjitet shtetit të Kosovës

Aktuale

Shkullaku: Moslejimi i mbajtjes së zgjedhjeve serbe i jep dinjitet shtetit të Kosovës

Më: 31 mars 2022 Në ora: 22:19
Armand Shkullaku

Opinionisti Armand Shkullaku ka thënë që moslejimi i mbajtjes së zgjedhjeve serbe është një akt që i jep dinjitet shtetit të Kosovës.

“Vendimi që ka marrë Qeveria Kurti, që serbët e Kosovës të mos votojnë këtu në zgjedhjet serbe, është një vendim i dinjitetshëm dhe një veprim dhe një vendim shtetari, që e respekton sovranitetin dhe integritetin e një vendi të pavarur. Është një akt që i jep dinjitet shtetit të Kosovës, pra që të mos vijë kushdo dhe të bëjë zgjedhje si t’i teket, të paktën të ketë një marrëveshje”, tha ai.

“Secili prej tyre e ka lojën e vet politike – Vuçiqi është në prag të zgjedhjeve, Kurti jo, por gjithsesi është një vendim që shkon me politikën e Kurtit, është brenda premtimeve dhe frymës së tij. Nuk ka bërë ndonjë veprim të papritur, ka një konsekuencë në raport me votuesit e tij. Sa i takon Serbisë dhe Vuçiqit, nuk mund të them që fiton simpati në raport me Bashkësinë Ndërkombëtare”.

Tutje Shkullaku, tha që reagimi i shteteve të Kuintit është një deklaratë kalimtare.

“Nuk vërtetohet respektimi i të drejtave të pakicave nga mbajtja ose jo e zgjedhjeve të një shteti tjetër brenda një shteti. Ata nuk mund të lihen pa votuar, mund të votojnë me postë dhe mund të kenë mundësi të tjera për të votuar, por nuk mund të veprohet sikur është Serbi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat