​Durmishi: Haradinajt i janë lodhur meshkujt, nuk e marr seriozisht kërcënimin e tij ndaj Kurtit

Aktuale

​Durmishi: Haradinajt i janë lodhur meshkujt, nuk e marr seriozisht kërcënimin e tij ndaj Kurtit

Më: 1 prill 2022 Në ora: 00:00
Hysen Durmishi

Zëvendësministri i Infrastrukturës Hysen Durmishi ka minimizuar kërcënimin që kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka bërë mbrëmë kryeministrit, Albin Kurti në lidhje me pagën e veteranëve.

Durmishi në emisionin “Debat Plus” ka thënë se nuk i merr seriozisht paralajmërimet e Haradinajt karshi Kurtit sa i përket çështjes së veteranëve.

“Unë nuk e marr seriozisht këtë kërcënimin e Haradinajt për shkak se këtij i janë lodhur ‘mashqit’. Nuk e marr seriozisht këtë që thotë Ramushi”, ka thënë Durmishi.

Durmishi tha se Ligji për shumë mangësi. Ndërkohë që shtoi se asnjë subjekt politik në Kosovë nuk ka më shumë veteranë të UÇK-së sesa Lëvizja Vetëvendosje.

“Asnjë subjekt politik nuk ka më shumë veteranë sesa Vetëvendosja, dhe kjo është e nënkuptushme sepse gjysma e Kosovës është me Vetëvendosjen”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat