“Kurrë diell me sy nuk keni me pa”, Hoxha e PDK-së i përgjigjet deputetit të VV-së

Aktuale

“Kurrë diell me sy nuk keni me pa”, Hoxha e PDK-së i përgjigjet deputetit të VV-së

Më: 1 prill 2022 Në ora: 00:36
Eliza Hoxha

Deputetja e PDK’së Eliza Hoxha i është përgjigjur deputetit të VV’së, Dimal Basha, i cili tha ditën e mërkurë për partinë e Memli Krasniqit se “kurrë diell me sy nuk keni me pa”.

Hoxha tha se Basha ka tentuar të ironizojë, por se informacionet nuk i kishte të sakta rreth asaj që po bën PDK.

“Unë e di pse e ka pas (reagimin) me diell, për dy arsye”, tha Hoxha.

“Pak ne që e kemi një slogan ‘dielli do të lind përsëri” e pak që e ka ironizuar qeverinë në hije por që Dimali ka harruar që ne nuk e kemi quajt (qeveri në hije) mekanizmin tonë të ri që veç e kemi krijuar tashmë”, shtoi ajo.

“Modelin e kemi marrë nga ajo që ka bërë PDK’ja dikur, por nisur nga emërimi është huqje, është Kabineti i Qeverisjes së mirë dhe do ta krijojmë momentumin dhe mundësinë për të parë se çka nënkupton me qeverisë mirë dhe cilat janë idetë me qeverisë mirë”, tha Hoxha.

Ajo ka kritikuar edhe kryeministrin Albin Kurti.

“Z.Kurti është duke na fut të gjithëve në agjendën e tij për t’i qëndruar si ushtarë në atë se çfarë bën ose për t’i dalë karshi dhe për t’i cilësuar pastaj në një tjetër momentum”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat