Mehmeti: Gjatë vitit 2021 u sekuestruan 500 kg kokainë, mbi 15 mijë persona u arrestuan për vepra të ndryshme

Aktuale

Mehmeti: Gjatë vitit 2021 u sekuestruan 500 kg kokainë, mbi 15 mijë persona u arrestuan për vepra të ndryshme

Më: 1 prill 2022 Në ora: 10:52
Samedin Mehmeti

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, është duke raportuar në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Gjatë këtij raportimi, Mehmeti thotë se gjatë vitit 2021, Policia e Kosovës ka evidentuar mbi 50 mijë raste, prej të cilave 30 mijë janë vepra penale, ndërsa 20 mijë janë klasifikuar si kundërvajtje.

“Gjatë vitit 2021, Policia e Kosovës ka evidentuar mbi 50 mijë raste, pre të cilave mbi 30 mijë raste të veprave penale, ndërsa 20 mijë janë klasifikuar si kundërvajtje. Gjatë kësaj periudhe, Policia e Kosovës ka ndaluar mbi 5 mijë persona për shkak të dyshimeve për përfshirje në akte të ndryshme kriminale. Po ashtu janë arrestuar mbi 15 mijë persona”.

Tutje, Mehmeti thotë se në luftën kundër narkotikëve, janë sekuestruar 3 kg heroinë e mbi 500 kg substancë narkotike kokainë.

Po ashtu ai thotë se gjatë vitit të kaluar janë regjistruar 280 protesta dhe tubime të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat