Bislimi: Me 21 prill do të dihet nëse kemi një marrëveshje përfundimtare për targat

Aktuale

Bislimi: Me 21 prill do të dihet nëse kemi një marrëveshje përfundimtare për targat

Më: 1 prill 2022 Në ora: 12:56
Pamje nga komisioni

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në Komisionin për Integrime ka bërë të ditur se të enjten do të mbahet takimi i radhës në Bruksel për marrëveshjen për targat.

Ai ka deklaruar se takimi tjetër do të zhvillohet me 20 prill derisa me 21 prill do të dilet me një qëndrim nëse është arritur apo jo marrëveshja.

Ai ka thënë se janë disa propozime për këtë marrëveshje por që ato s’mund t’i shpalos aktualisht.

Ndryshe në një intervistë për një medium serb, Bislimi kishte deklaruar se pala serbe kishte favorizuar opsionin e mbajtjes së ngjitësve nëpër tabela kurse pala kosovare favorizon opsionin e qarkullimit të qytetarëve me simbole shtetërore duke mos i ndryshuar targat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat