Mehmeti: Që pesë vjet nuk janë blerë uniforma për Njësinë Speciale, ndërsa i kemi mbajtur dy javë në veri

Aktuale

Mehmeti: Që pesë vjet nuk janë blerë uniforma për Njësinë Speciale, ndërsa i kemi mbajtur dy javë në veri

Më: 1 prill 2022 Në ora: 13:45
Samedin Mehmeti

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehemti ka pasur kritika në drejtim të institucioneve të shtetit lidhur me kushtet e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Mehmeti ka thënë se që pesë vjet nuk është blerë uniformë për Njësinë Speciale pjesëtarët e së cilës i posedojnë vetëm nga një palë veshje. Ai ka thënë se shumë çështje të rëndësishme të policisë kanë mbetur në procedura të prokurimit.

Mehmeti ka thënë se Policia e Kosovës nuk ka blerë çizme për pjesëtarët e saj tash e tre vjet.

Mehmeti: Që pesë vjet nuk është blerë uniform për pjesëtarët e Njësisë Speciale

“Që tri vjet Policia e Kosovës nuk ka blerë çizme për policë ato janë në OShP. Që pesë vjet nuk është blerë uniformë për Njësinë Speciale e ata njerëzi i kemi mbajtur me nga dy javë ditë atje në veri, ata njerëz e kanë nga një uniformë, nëse i bëhet me lloç duhet me la atë dhe me përdorë të njëjtën. Është njëri shumë elitar, e ndoshta nuk është mirë me i folë në publik pro ky është realiteti. Shumë lëndë që ne i kemi shumë të rëndësishme janë në procedura”, ka thënë Mehmeti.

Ai ka ngritur shqetësimin edhe sa u përket transportit të pjesëtarëve të policisë.

Mehmeti: Proceduar për blerje të autobusëve janë bllokuar në OShP

“Nuk është blerë që ndoshta që 10 vjet autobusë, i kemi filluar procedurat janë bllokuar në OShP duhet me pritë deri nuk e dimë as vet kur, a njerëzit presin këtu të rreth në ora 11 e 12 të natës. Kjo nuk është diçka që mund ta zgjidhim në si polic, por kjo varet nga institucionet e tjera”, ka thënë ai.

Para deputetëve Mehmeti ka thënë se shumë objekte ku vepron Policia e Kosovës nuk i plotësojnë kushtet për punë ku një prej tyre ka thënë se është Kampi Vrella.

Mehmeti: Objekti në Kampin Vrella nuk i plotëson kushtet për punë

“Këtu i kemi njësitë speciale në kampin Vrella, hajde shikone objektin, objekti absolutisht nuk i plotëson kushtet për punë, janë diku 160 vetë që punojnë e kanë një kuzhinë pak më të madhe se kjo sallë. Kushtet e punës janë fatkeqësisht këto që janë. Ne i kemi 11 milionë euro, i kemi pasur tash ka nga 5 ose 6 milionë për shpenzime kapitale, sivjet i kemi 11 milion, por mos harroni se prej atyre blihen autoblindat, blihen krejt ato çka janë kapitale, e në mesin e tyre hynë çka të munden në ndonjë objekt për me renovu ose me mirëmbajt, ose potencialisht për me ndërtu”, ka shtuar ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat