Bellaqa: Tërheqja e trustit lejon që të rritet fuqia blerëse

Aktuale

Bellaqa: Tërheqja e trustit lejon që të rritet fuqia blerëse

Më: 3 prill 2022 Në ora: 12:12
Jakup Bellaqa

Eksperti i ekonomisë, Jakup Bellaqa ka thënë se rritja e vazhdushme e cmimeve po bën të nevojshme tërheqjen e trustit prej të paktën 20%.

Bellaqa në një deklarim për media tha se duhet të lejohet tërheqja e këtyre mjeteve në mënyrë që të rritet fuqia blerëse e konsumatorit dhe të rritet kërkesa agregate ashtu sic përcaktohet përmes vlerës së kërkesës-ofertës.

 “Rritja e çmimeve te larta, jam pro terheqjes se mjeteve të Trustit, prej 20%, sepse shporta e çmimeve bazike jetike, është e paperballueshme kjo do te ndikojë qe te rritetë fuqia blerse e ko konsumatorit dhe te rritetë kërkesa agregate përkatsishtë sipas ligjitë te teoris se vlerës, pra (oferta-kerkesa)” shprehet Bellaqa

Ai tutje shton se kjo do të krijonte një impakt pozitiv në ekonominë familjare.

“Do te krijontë një impakt pozitivë në ekonomitë faliljare dhe do te ngritë cilsinë e jetës dhe te ekonomive familjare dhe do te ndikonte ta rritë standardin e jetesë sa do pak në ketë faze si dhe do te rritetë rrethëgjirimi i qarkullimitë të mallrave, sherbimeve dhe mjeteve monetare në ekonominë nacionale, dhe do te ketë gjithshtu rritje te BPV dhe rritje ekonomike me terma real” deklaron profesori.

“Keto mjetë janë të lira dhe te kursyera individualishtë dhe nuk do ti shkelte edhe rregullat e ekonomisë se tregut, dhe liritë ekonomike dhe hapsirat ekonomike.Andaj, un konstatoj se do te ishte produktive nese gjenë perkrahje dhe miratim nga organet pergjegjese, me respekt Jakup Bellaqa njohes i çështjeve ekonomike” tha tutje eksperti i ekonomisë Bellaqa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat