A duhet të fshihet Rusia nga planeti për krimet e pashembullta? / Ngjashëm bënte krime sistematike Serbia në Kosovë (Foto)

Aktuale

A duhet të fshihet Rusia nga planeti për krimet e pashembullta? / Ngjashëm bënte krime sistematike Serbia në Kosovë (Foto)

Nga: Idriz Morina Më: 3 prill 2022 Në ora: 13:20
Krime lufte të kryera ndaj civilëve ukrainas nga shteti rus

Deputetja ukrainase Lesia Vasylenko, duke përcjellur për opinionin fotot e krimeve ruse ka dëshmuar për brutalitetin e regjimit të Putinit ndaj civilëve ukrainas. Këto krime sipas saj i kryenin me vetëdije ushtarët rus.

“Rusët e dinin saktësisht se çfarë po bënin kur lidhën dhe i qëlluan civilët. Kur i hidhnin burrat (e vrarë) si mbeturina, të torturuar dhe të përdhunuar”, ka shkruar ajo para pak minutash në tviter, duke dhënë disa nga fotot e krimeve më makabre, shumë prej të cilave janë prezantuar edhe me video.

Image
Masakra të trishta të kryera nga Rusia, vetëm ne shqëptarët e dimë qartë kuptimin trishtues të kësaj ideologjie shfarosëse

Rusia godet Odesën me raketa Iskander

Ndërsa, sipas gazetares ukrainase Margo Gontar vazhdojnë forcat ruse të vrasin qytetarë duke qëlluar me raketat thuaja më të mirat që i ka në dispozicion armata ruse, ato Iskander.

“Rusia goditi rajonin e Odesës me të paktën 3 raketa Iskander. Ata qëllojnë nga Krimea e pushtuar. Ka viktima”, shkruan ajo, ndërsa vazhdon të gjurmojë krimet e Rusisë në Ukrainë.

Një tjetër gazetare e njohur ukrainase Maria Lapatina, shpreh shqetësimin, jo më për atë që ka ndodhur në qytetin Buça, por se çfarë tmerresh do të shohim në Mariupol, sigurisht duke llogaritur pas çlirimit të këtij rajoni, pjesa më e madhe e të cilit është i pushtuar nga forcat ruse.

Ushtria ruse don ta merrë me çdo kusht këtë port në Detin e Zi, në mënyrë që t’i afrohet qëllimit të saj, që Ukrainën ta kthejë nga një vend me vijë shumë të gjatë bregdetare në një vend të izoluar.

“Pasi pashë Buçën, jam e tmerruar deri në palcë të imagjinoj se çfarë do të shohim në Mariupol”, shkroi ajo në tviter pak më parë.

Ndërsa, Martin Henze një nga ekspertët politik më të mirë për Ballkanin, dhe mbase për Evropën Juglindore, teksa bën përpjekje ta ngushëllojë Lapatinën për krimet, njofton se tashmë Gjermania po përgatitet për rindërtimin e madh të Ukrainës.

“Anastasia, fatkeqësisht duket sikur gjithçka është shkatërruar totalisht atje. Unë isha në Ukrainë javën e kaluar. Ne gjermanët do të jemi aktivë dhe do të përdorim forcën dhe njohuritë tona për t'ju ndihmuar të rindërtoni. Ne jemi duke u përgatitur për këtë në Berlin”, shkruan Martin Henze, po në tviter.

Image
Trupa civilësh ukrainas të vrarë në rrugë

Me qëndrimet e shtetit gjerman, jo vetëm Ukraina që nuk po pajtohet, por edhe Polonia është shprehur plotësisht e pakënaqur.

Zëvendëskryeministri i Polonisë Jaroslav Kaczynski, ndërsa e sulmon Gjermaninë për veprimet të ngadalta e të pakta, sipas tij, kërkon që ajo të bëjë shumë më shumë për armatosjen e Ukrainës dhe për vendosjen e embargos së naftës ndaj Rusisë.

"Jemi jashtëzakonisht të pakënaqur me veprimet e qeverisë gjermane. Gjermania mund ta furnizojë Ukrainën me më shumë armë. Ajo mund të flasë gjithashtu më shumë për embargon e naftës nga Bashkimi Evropian", deklaroi Kazinski.

Në ndërkohë, Polonia është gati ta pranojë vendosjen e kokave bërthamore amerikane. Njoftimi është bërë po nga zëvendëskryeministri i Polonisë Jaroslav Kaczynski, i cili është shprehur i hapur për vendosjen e armëve bërthamore të SHBA-së në territorin polak.

Image
Civil ukrainas të vrarë duarlidhur

Krimet sistematike ruse, nuk janë vetëm me faj të Putinit

Ana Myroniuk, bashkëthemeluese e The Kiev Indipendent, shprehet e trishtuar për krimet dhe mënyrën e kryerjes së tyre nga ushtria ruse.

“Ushtari e përdhunoi vazhdimisht, ia preu lëkurën dhe flokët me thikë. E ka goditur me libër në fytyrë dhe e ka goditur edhe me shuplaka”, shkruan Myroniuk në tviter, duke përshkruar krimet e pashembullta sadiste ruse.

Më tej ajo, bën një akuzë për tërë sistemin, dhe jo vetëm për diktatorin Putin, duke argumentuar, se këto krime kanë karakter të një sistemi, dhe jo vetëm të një individi. Pra, janë krime ruse, dhe jo thjesht të Putinit.

“Ky nuk është Putini. Këta janë ushtarë rusë që përdhunojnë gratë ukrainase”, shkroi ajo.

Ndërsa, për ta argumentuar këtë që thotë për Rusinë, unë iu përgjigja në postimin e saj, duke dërguar disa foto me pamje të krimeve serbe në Kosovë, shumëherë më masive se në Ukrainë, se Serbia ka kryer krime lufte, dhe rreth 300 masakra masive vetëm për 78 ditë, nga 400 masakrat e kryera gjatë gjithë luftës, dhe se ato nuk kryheshin vetëm nga Millosheviçi, por nga e gjithë Serbia, në mënyrë sistematike shtetërore. Pra, argumentoja se kryerja e krimeve sistematike shtetërore, është karakteristikë e përbashkët e të dyja shteteve.

Është mirë, që shqiptarët, të gjithë ata që munden, sa herë bëhet fjalë në postime për krime lufte, për diktaturën ruse, për krimet shtetërore dhe të tjera, t’ua kujtojnë të gjithëve, se përveç se ne kishim një fat të përbashkët me ukrainasit, dhe se përveç dhimbjes që ndjejmë, kërkojmë ndëshkimin njësoj nga Perëndimit të këtyre dy shteteve. Pa goditur ideologjitë, që krijuan këto sisteme, nuk merrë fund dhuna shtetërore, shfarosëse, dhe rreziku mbetet i përhershëm.

Kërkohet ç’rrënjosja e atyre strukturave ideologjike, kudo ekzistojnë ato, në kohën që janë të identifikuara, dhe deri në shfaqjen e tyre të re.

Një muzikant, Ms.Wagner në tviter, duke reaguar në bisedat për krimet ruse në Ukrainë, thotë thjesht: “Rusia duhet të fshihet nga planeti”!

Por, nëse jo Rusia, gjithsesi ideologjia serbo-ruse, që në strukturat e saj ruan, etjen për shfarosjen e tjetrit!

Image
Forcat serbe nuk mjaftoheshin nga krimet, donin të kënaqeshin dhe krenoheshin për to duke bërë foto
Image
Pamje të viktimave të panumërta shqiptare
Image
Një tjetër masakër e kryer nga serbët
Image
Pamje nga masakra e Reçakut

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat