Osmani në 1-vjetorin si presidente: Jam përpjekur në përmirësimin e imazhit të vendit

Aktuale

Osmani në 1-vjetorin si presidente: Jam përpjekur në përmirësimin e imazhit të vendit

Më: 4 prill 2022 Në ora: 15:52
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një-vjetorin e marrjes së mandatit si e para e shtetit ka thënë se në çdo takim ndërkombëtarë ka mbrojtur interesat e shtetit sovran.

Në një konferencë për medie, e para e shtetit u shpreh se është përpjekur në përmirësimin e imazhit ndërkombëtarë të vendit.

“Sot janë bërë një vjet prej që kam marr besimin si Presidente e vendit. Përgjatë këtij viti kam përfaqësuar vendin brenda dhe jashtë dhe gjithnjë kam pas fokus interesin shoqërorë dhe të republikës që e përfaqësoj. Si udhëheqëse e politikës kam zhvilluar vizita zyrtare e takime bilaterale. Gjatë këtyre takimeve kamë takuar dhjetëra krerë shtetesh e zyrtarë të tjerë institucional. Jam përpjekur maksimalisht në përmirësimin e imazhit ndërkombëtarë të vendit, të punojë për forcim të mëtutjeshëm të subjektivitetit ndërkombëtarë. Politika jonë e jashtme mbetet reflektim i asaj që sa jemi shtet i pavarur përbrenda, prandaj kam mbrojtur në çdo takim interesat e shtetit sovran të Kosovës”, tha Osmani.

“Nga vizitat dhe takimet bilaterale dhe takimi i drejt me zv presidentes së ShBA-se kanë shtyrë përpara fuqizimin e aleancave drejt shtetit të Kosovës. Përgjatë këtij viti Kosova është vizituar nga udhëheqës të organizatave ndërkombëtare dhe president të tjerë. Së shpëjti do presim presidentin e Letonisë dhe Malit të Zi dhe shumë shteteve të tjera”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat