​Kurti flet për median ndërkombëtare: Krimet e Putinit janë të tmerrshme, ai duhet të përballet me drejtësinë

Aktuale

​Kurti flet për median ndërkombëtare: Krimet e Putinit janë të tmerrshme, ai duhet të përballet me drejtësinë

Më: 4 prill 2022 Në ora: 23:38
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një intervistë për CNN ka thënë se presidenti Rusisë Vladimir Putin duhet të përballet me gjykatën për krime lufte në Ukrainë.

“Krimet e tij të tmerrshme që kemi parë të kenë ndodhur në Ukrainën lindore janë përfundimisht krime lufte. Unë besoj se Kremlini ka urdhëruar makinerinë ushtarake për këto krime mbi civilët e paarmatosur dhe një të njëjtën kohë ai (Putin) duhet të përballet herët ose vonë me tribunalin ndërkombëtar”, ka thënë Kurti.

Duke folur rreth anëtarësimit në NATO, kryeministri Kurti ka theksuar se Prishtina zyrtare synon aderimin sa më të shpejtë në Aleancën Veri-Atlantike.

“Kosova ende nuk është anëtare e NATO-s, por ne kemi NATO-n në Kosovë. Drejt anëtarësimit në NATO, qëllimi ynë është që së pari të përfshihemi në Programin e Partneritetit për Paqe”, tha Kurti duke shtuar se NATO është pjesë e historisë së Kosovës.

Ai gjithashtu ka përmendur faktin se katër vende të NATO-s ende nuk e kanë njohur Kosovën, por shpreson se ato të ndryshojnë qëndrimin e tyre, teksa shtoi se Rusia nuk mund të ndalojë anëtarësimin e saj në organizatën më të fuqishme në botë.

“Ne dëshirojmë t’i bashkëngjitemi NATO-s, sa më shpejt aq më mirë”, u shpreh Kurti.

Kurti ka folur edhe për zhvillimet në Ukrainë, për të cilën ka thënë se ka nevojë për më shumë ndihmë nga NATO-ja, teksa ka përkujtuar se Kosova ka dënuar agresionin ushtarak rus dhe i ka dhënë mbështetje popullit ukrainas në luftën e tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat