“Pse të mbështeten vetëm urdhërdhënësit e dhunës politike e jo viktimat e tyre?”/ Familja e Haki Imerit ka një kërkesë për Qeverinë Kurti

Aktuale

“Pse të mbështeten vetëm urdhërdhënësit e dhunës politike e jo viktimat e tyre?”/ Familja e Haki Imerit ka një kërkesë për Qeverinë Kurti

Nga: M.L. Më: 5 prill 2022 Në ora: 14:09
Haki imeri

“Pse të mbështeten vetëm urdhërdhënësit e dhunës politike dhe jo viktimat e tyre”/ Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së ka një kërkesë për Qeverinë

Familja e ish veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Imeri, në faqen e saj në Facebook ka reaguar lidhur me qasjen e institucioneve të Kosovës ndaj të akuzuarëve në Gjykatën Speciale.

Kjo familje në faqen “Haki Imeri” shkruan se institucionet e Kosovës duhet t`i mbështesin edhe viktmat e dhunës politike njësoj siç po mbështeten të akuzuarit në Hagë.

Postimi i plotë:

Pasi po vizitohen në Hagë ata që kanë bërë krime ndaj shqiptareve (rivalëve politik) dhe avokatet e tyre po paguhen në miliona me buxhetin e Kosovës, pse institucionet e reja të Kosovës nuk i mbështesin edhe viktimat e dhunës politike?!

Viktimat sipas dëshmive dhe të dhënave të cilat i dimë të gjithë i kanë organizuar, shkaktuar Thaçi Veseli , Cali etj.

Pse duhet të mbështeten vetëm persekutoret(urdhërdhënësit) e dhunës politike dhe jo viktimat e tyre ??!!

Kjo nuk është drejtësi , kjo është hipokrizi e veshur me padrejtësi tjetërfare...

Falë SHBA-se drejtësia do të triumfojë në Hagë dhe Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat