​Ministrja Haxhiu sot merr pjesë në Komisionin për Legjislacion

Aktuale

​Ministrja Haxhiu sot merr pjesë në Komisionin për Legjislacion

Më: 6 prill 2022 Në ora: 07:54
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu do të raportojë sot në Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregullatoren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Komisioni pritet të mblidhet në ora 10:00.

Ndërsa më rend të ditës është projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare.

Pikë tjetër është edhe shqyrtimi në parim i projektligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale, shqyrtimi në parim i projektligjit për Shërbimin Korrektues të Kosovës si dhe shqyrtimi në parim i projektligjit për Shërbimin Sprovues të Kosovës.

Në këtë mbledhje është paraparë edhe formimi i grupit punues për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave.

Rendi i ditës:

1. Miratimi i rendit të ditës;

2. Projektligji nr.08/L-130 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisё sё Republikës së Kosovës dhe Kёshillit tё Ministrave tё Republikës së Shqipërisë për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare;

E ftuar: Ministrja e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu

3. Shqyrtimi në parim i Projektligjit nr. 08/L-132 për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale;

4. Shqyrtimi në parim i Projektligjit nr. 08/L-131 për Shërbimin Korrektues të Kosovës;

5. Shqyrtimi në parim i Projektligjit nr. 08/L-129 për Shërbimin Sprovues të Kosovës;

6. Formimi i grupeve punuese për Projektligjin nr.08/L-108 për deklarimin prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave, dhe Projektligjin nr. 08/L-109 për Kompensimin e Viktimave të Krimit;

7. Të ndryshme.

Vendi: N302

Koha: 10:00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat