Një inspektori në Kosovë i duhet t’i inspektojë mbi 2 mijë biznese

Aktuale

Një inspektori në Kosovë i duhet t’i inspektojë mbi 2 mijë biznese

Më: 6 prill 2022 Në ora: 15:31
Foto ilustrim

Në kohën kur çmimet e shumë produkteve në Kosovë kanë pësuar rritje drastike, figura të larta politike, analistë e qytetarë kanë bërë kërkesë drejt Qeverisë së Kosovës që në terren t’i qesin inspektorët e tregut.

Kjo kërkesë ndaj qeverisë po bëhet me qëllim që të evidentohet nëse rritja e çmimeve është reale, apo e fryrë artificialisht.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në një përgjigje për media ka treguar se nën ombrellën e tyre janë 17 inspektorë të tregut, 12 prej të cilëve janë inspektorë terreni, ndërsa në të gjithë Kosovën operojnë afro 80 të tillë, 60 nga të cilët janë nën kompetencat e komunave.

“Në Ministri të Tregtisë 17 persona jemi staf, ku 12 prej tyre janë inspektorë të Tregut, ndërsa 60 janë inspektorë që operojnë nën kompetencat e komunave”, thuhet në përgjigjen e MT.

Ndërsa, sa i përket rekrutimeve të reja për inspektorë, nga kjo ministri kanë bërë të ditur një gjë e tillë nuk është bërë në 3-4 vitet e fundit.

“Qe 3-4 katër vite s’ka pasur rekrutime të reja. E kemi bërë kërkesën për ta rrit numrin e inspektorëve, por ende s’ka diçka konkrete dhe nuk është hapë ndonjë konkurs ose diçka”, kanë bërë të ditur zyrtarë të ministrisë.

184 mijë e 974 biznese operojnë në tërë territorin e Kosovës, ka bërë të ditur për Klankosova.tv, Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë (ARBK).

“Lidhur me pyetjen e parashtruar me poshtë, gjithsejtë biznese te regjistruara në ARBK aktive janë 184,974 biznese”, thuhet në përgjigjen e ARBK-së.

Pra, për rreth 80 inspektorë sa operojnë në tërë vendin, 60  prej të cilëve nëpër komuna që të kontrollohen të gjitha bizneset, atëherë i bie që një inspektori t’i inspektojë 2 mijë e 402 biznese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat