Presioni politik në konkursin e Shërbimit Korrektues, reagon Albulena Haxhiu

Aktuale

Presioni politik në konkursin e Shërbimit Korrektues, reagon Albulena Haxhiu

Më: 7 prill 2022 Në ora: 00:11
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas raportimeve se militantët e VV-së janë punësuar në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Ajo thotë se për herë të parë në historinë e SHKK-së, komisioni përzgjedhës nuk ka pasur as presionin më të vogël gjatë procesit të përzgjedhjes së zyrtarëve korrektues.

Ministrja Haxhiu njofton se çfarëdo përpjekje për të dëmtuar proceset e tilla është e dështuar.

Postimi i plotë:

Për herë të parë në historinë e Shërbimit Korrektues të Kosovës, komisioni përzgjedhës (i cili përbëhet nga zyrtarë civil) nuk ka pasur as presionin më të vogël gjatë procesit të përzgjedhjes së zyrtarëve korrektues. Ata kanë qenë thjesht të lirë dhe pa asnjë ndikim dhe presion nga kabineti apo dikush nga Qeveria dhe po ashtu kanë qenë në monitorim.

Njësoj do të ndodhë edhe me pozitat tjera që janë hapur dhe që do të hapen me ç’rast i ftojmë të gjithë ata që kanë interes të monitorojnë proceset e tilla.

Njësoj ka ndodhur edhe me procesin e Provimit të Jurisprudencës, ku kanë kaluar provimin më shumë se 100 persona. Kurrë asnjë presion nga askush nga kabineti apo dikush tjetër nga qeveria.

Njësoj do të ndodhë edhe me provimin për noterë dhe përmbarues por edhe me gjitha konkurset e tjera.

Çfarëdo përpjekje për të dëmtuar proceset e tilla është e dështuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat