Bajrami-Muratit: Institucionet i keni kthyer në vende për dasma

Aktuale

Bajrami-Muratit: Institucionet i keni kthyer në vende për dasma

Më: 7 prill 2022 Në ora: 11:31
Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami

Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka replikuar me ministrin e Financave të tanishëm, Hekuran Murati, rreth punësimeve siç i quajti ajo, familjare në KEK.
Ajo iu drejtua Muratit, duke i thënë se nuk ke nevojë që t’i bindësh ata, por duhet t’i bindë qytetarët e Kosovës.

Ministër nuk ke nevojë që të na bindësh neve, bindi qytetarët e Kosovës, atyre që u ke thënë se kushërinjtë janë për dasma e nuk janë për t’i çuar në KEK e as në ministri”, është shprehur Bajrami.

Tutje, Bajrami tha se borxhe ka pasur gjithmonë, e po ashtu edhe shtesa për pensionistë, teksa kritikoi qeverinë se bujqit nuk janë duke e blerë naftën pa akcizë.

“Borxhe ka pasur gjithmonë, kemi gjetur edhe ne. Shtesa pensionistëve iu janë paguar edhe më herët. Bujqit nuk janë duke e blerë naftën pa akcizë. Unë s’e njoh asnjë fermer në Kosovë që e ka blerë  naftën pa akcizë”.

“Para një jave ke deklaruar se ke shpërndarë 230 milionë, por qytetarët thanë se nuk e kanë marrë asnjë cent”, ka thënë Bajrami.

Ajo gjithashtu kritikoi qeverinë se ndërmarrjet publike janë të mbytura në borxhe, ndërsa qytetarët, sipas saj, po e shohin se institucionet i keni kthyer në vende për ahengje, për dasma e kushërinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat