Ministri Latifi: Ligji për transplantimin e organeve brenda vitit sillet në kuvend

Aktuale

Ministri Latifi: Ligji për transplantimin e organeve brenda vitit sillet në kuvend

Më: 7 prill 2022 Në ora: 11:59
Rifat Latifi

I pyetur nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, se kur Kosova do të bëhet me ligj për transplantim të organeve, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, tha se ky ligj do të vijë në kuvend brenda këtij viti.

“Sa i përket transplantimit të indeve dhe organeve, unë jam i informuar se ky draft-ligj paska qenë qysh në vitin 2012”.

“Kjo nuk është paraparë vitin e kaluar që të vijë në kuvend, por ne e kemi shtuar këtë dhe do ta sjellim sa më shpejt që të jetë e mundur por gjithsesi këtë vit”, është shprehur Latifi.

Ai tha se kjo do të bëhet, për shkak se në Kosovë ka një numër të madh të pacientëve që kanë dështim të veshkave e indeve të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat