​Ministrja Hajdari: S’kemi përdorur fonde të kredisë nga Banka Botërore për expo-Dubai

Aktuale

​Ministrja Hajdari: S’kemi përdorur fonde të kredisë nga Banka Botërore për expo-Dubai

Më: 7 prill 2022 Në ora: 12:36
Rozeta Hajdari

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, deklaroi se s’kanë përdorur fonde të kredisë nga Banka Botërore për expo-Dubai.

Duke iu përgjigjur aludimeve të deputetit të PDK-së, Ferat Shala, ministrja Hajdari tha se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë mbuluar gjitha shpenzimet e udhëtimeve dhe akomodimit të delegacionit nga Kosova.

Hajdari: S’kemi përdorur fonde të kredisë nga Banka Botërore për expo-Dubai

“Së pari për aludimin e juaj që ne kemi përdor fonde të hua marrjes nga Banka Botërore për expo-Dubai kjo nuk qëndron e vërtet. Është total e pasaktë ai konkludim i juaj. Nëse doni t’iu përgjigjen me gjitha detajet, ajo është një ndër ekspozitat ndërkombëtare më e madhja në botë dhe është mbajtur prej datës 1 tetor 2021 deri 31 mars 2022. Emiratet e Bashkuara Arabe na kanë ftuar dhe kanë marrë pjesë shumë 192 shtete atje. Na kanë ndihmuar me dy milionë dollarë duke na përkrahur në mbulimin e shpenzimeve në biletat, akomodimin dhe gjitha shpenzimet nga Qeveria e Kosovës për 6 muaj. Pastaj bileta, akomodim dhe gjitha shpenzimet për 12 persona të trupës argëtuese muzikore”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat