Policët ende pa sigurime shëndetësore e jetësore

Aktuale

Policët ende pa sigurime shëndetësore e jetësore

Më: 7 prill 2022 Në ora: 15:55
Foto ilustrim

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri dhe nënkryetari Avdi Hoti, kanë zhvilluar një takim pune në zyrën e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj

Gjatë takimit, Zeqiri e Hoti bëhet e ditur se kanë njoftuar Muharremajn rreth planprogramit të ri të punës që kryesia e re e Sindikatës së PK-së është duke punuar në përmbushjen e obligimeve për mirëqenien e punonjësve në Policinë e Kosovës në veçanti për Sigurimet Shëndetësore, Jetësor dhe Shoqëror.

 

 

“Gjithashtu në takim, u diskutua mbi sfidat e punonjësve të Policisë së Kosovës të cilët ballafaqohen çdo ditë e veçanërisht për punonjësit e Policisë së Kosovës në Komunën e Suharekës”, thuhet në njoftimin për media.

Ndërsa, Muharremaj në anën tjetër thuhet se ka premtuar mbështetje të fuqishme për Policinë e Kosovës.

“Në veçanti theksoj se është i gatshëm të ndihmoj zyrtaret policor të Komunës së Suharekës për mirëqenien e punonjësve të cilët kanë nevoja më urgjente”.

“Në fund, z. Zeqiri dhe z. Hoti falënderuan kryetarin z. Muharremaj për pritje dhe gatishmërinë për bashkëpunim që shprehu për Sindikatën dhe punonjësit e PK-së”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat