Certifikohen Snajperët e rinj të FSK-së

Aktuale

Certifikohen Snajperët e rinj të FSK-së

Më: 7 prill 2022 Në ora: 16:47
Snajperët e rinj të FSK-së

Në Komandën e Doktrinës dhe stërvitjes në Ferizaj përfundoj sot Kursi Bazë për Snajper me pjesëmarrës të njësive të ndryshme të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kursantët gjatë këtyre pesë javësh u trajnuan në përdorimin e Snajperëve në terrene të ndryshme trajnuese, me qëllim të ngritjes së njohurive të pjesëtarëve të FSK-së në qitje me snajper si dhe aftësimin e tyre për vëzhgim dhe mbledhje të informacioneve rreth armikut në zonat me rrezikshmëri të lartë.

Në ceremoninë e certifikimit e cila u realizua sot në Kazermën “Skëndërbeu” në Ferizaj morën pjesë: komandanti i KDS-së, Gjeneral Brigade Irfete Spahiu, Shefi i Shtabit të KDS-së, Nënkolonel Arsim Shaqiri si dhe përfaqësues të rexhimenteve të këmbësorirsë dhe Poplicisë Ushtarake.

Image
Snajperët e rinj të FSK-së

Forca e Sigurisë së Kosovës është e përkushtuar të trajnoj dhe përgatisë pjesëtarët e saj në të gjitha fushat, me qëllim të ngritjes së profesionalizmit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat