Shkëlzen Gashi shpjegon ligjërimet në Serbi

Aktuale

Shkëlzen Gashi shpjegon ligjërimet në Serbi

Më: 7 prill 2022 Në ora: 22:09
Shkëlzen Gashi

Analisti Shkëlzen Gashi ka folur për ligjërimet që u bëjnë nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme në Serbi për Kosovën.

Gashi tha se në librat e historisë në Serbi shkruhet se ‘Kosova është zemra e Serbisë’, ‘kemi mandat prej zotit me luftu për Kosovën’.

Për këtë Gashi thotë është problem që të dalë një parti politike në Serbi e të ndryshoj qasjen ndaj Kosovës.

“Në këtë mandat ky s’ka me pas qare, pa u normalizu raportet se edhe BE-ja po i thotë rruga e integrimit të juaj në BE varet prej normalizimit të raporteve me Kosovën, por këtë po na thojnë edhe neve. Te kjo fushata e partive politike gjatë zgjedhjeve në Serbi për Kosovën, nuk e ki asnjë kundërkandidat që e ka një qasje ndryshe sa i takon Kosovës, sepse ata edhe në kushtetutë e kanë që Kosova është pjesë e Serbisë.

Është shumë e rëndësishmë shumë qikjo qysh për 22 vjet ua kanë mësu fëmijëve në tekstet mësimore të historisë në shkollat fillore e të mesme: Kosova zemra e Serbisë, Kosova djepi i civilizimit serb, kemi mandat prej zotit me luftu për Kosovën. Pra, kjo është problematike me dalë një parti politike atje që thotë kadal me Kosovën”, tha Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat