Latifi: Presidentja Osmani, vetëm i plotëson qëndrimet e qeverisë

Aktuale

Latifi: Presidentja Osmani, vetëm i plotëson qëndrimet e qeverisë

Më: 7 prill 2022 Në ora: 22:39
Blerim Latifi

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka thënë se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, vetëm i plotëson qëndrimet e qeverisë.

Latifi pretendon se Osmani gjithmonë pret qeverinë për të pasur qëndrim për ndonjë çështje, para se të flasë vet ajo.

“Ka qenë një presidente e cila para se me fol e ka shikuar se çfarë po mendon qeveria. Para se të flas, Presidentja Osmani dëgjon çfarë po thotë qeveria. Nuk kemi një qëndrim të zonjës Osmani që i ka paraprirë asaj të qeverisë. Po du me ilustru atë që e thashë. Formalisht është karrige e parë, por praktikisht e dyta. Nëse qeveria hesht për Kodin civil, edhe Presidentja hesht”, thotë ai.

Tutje ai shton se Presidentja dhe kryeministri ishin indiferent ndaj kalimit të Kodit Civil në Kuvend.

“Konsideroj se po të ishte Hashim Thaçi kryeministër, Kodi Civil do të kalonte”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat