Aksion kundër kontrabandës në veri dhe në Shtërpcë

Aktuale

Aksion kundër kontrabandës në veri dhe në Shtërpcë

Më: 8 prill 2022 Në ora: 12:30 Përditësuar në ora: 14:36 më 08.04.2022
Pamje nga vendi i ngjarjes

​Aksioni kundër kontrabandës, ndalohet një kamion në Viti

Një kamion me mall të kontrabanduar është kapur në Viti e që dyshohet të ketë ardh nga Maqedonia e Veriut.

Policia ka njoftuar se kamioni me traga vendore ka hyrë në Kosovë nëpërmjet rrugë ilegale.

Gjatë kontrollit në automjet është gjetur sasi e konsiderueshme e mallrave të ndryshme komerciale si pjesë makinash, gjera ushqimore (lajthi), barna stimuluese “kamagra” .

“Njësia Task-Forcë e Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare-Lindje, në kuadër të Planit Operativ "Goditja 2022", në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në teren. Si rezultat i kësaj, sot me datë 08.04.2022, rreth orës 11:30, bazuar edhe në analizën e riskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të policisë kufitare, është arritur të identifikohen një kamion ngjyrë e kaltër, me targa vendore drejtuar nga i dyshuari me iniciale M.M. shtetas kosovar. Malli i kontrabanduar dyshohet se ishte futur në territorin e Republikës së Kosovës nga Republika e Maqedonisë Veriore përmes rrugëve ilegale. Pas tentativës së tyre për t'ju shmangur ndalimit policor autoritetet tona kufitare kanë arritur ta ndalojnë rreth orës 11:30 në fshatin Kabash të Vitisë. Gjatë kontrollit në automjet është gjetur sasi e konsiderueshme e mallrave të ndryshme komerciale si pjesë makinash, gjera ushqimore (lajthi), barna stimuluese ‘kamagra’ etj. Vlera e totale e mallit mbetet të vlerësohet nga ana e Doganës se Kosovës Me rast është duke u marr Drejtorisë Rajonale e Policisë Kufitare Lindje në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit dhe Doganën e Kosovës”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës. 

Aksion kundër kontrabandës në veri dhe në Shtërpcë

Në veri të Kosovës dhe në Shtërpcë Policia e Kosovës është duke e zhvilluar një aksion që nga mëngjesi. Aksioni po bëhet kundër kontrabandës.

Nga Policia e Kosovës e kanë konfirmuar se policia kufitare është duke zhvilluar një operacion në disa lokacione, por që nuk kanë dhënë detaje të tjera rreth rastit.

“Mund të konfirmojmë se Policia Kufitare është duke zhvilluar një operacion në disa lokacione. Për informata tjera do të njoftoheni me kohë pas operacionit”, thuhet në përgjigjen e policisë. 

Policia në aksion antikontrabandë në Veri

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion kundër kontrabandës në “Lagjen e Boshnjakëve” në veri.

Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar se operacioni është duke u zhvilluar në disa lokacione.

Sipas raportimeve në media, policia është duke hetuar pistat nga ku kontrabanda nga veriu i vendit ishte shpërndarë në vende të tjera të Kosovës.

Policia është duke u asistuar edhe nga njësitet e Doganës së Kosovës.

Aksioni i policisë në Lagjen e Boshnjakëve, arrestohen tre persona

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion kundër kontrabandës në “Lagjen e Boshnjakëve”, në veri.

Mësohet se deri më tani janë arrestuar tre persona në këtë aksion.

Poashtu gazeta mëson se deri më tani deri më tani Policia e Kosovës ka ndaluar disa furgon që kanë tentuar të marrin mallra të pa doganuara, kryesisht me produkte ushqimore.

Bëhet fjalë për ndalimin e tre furgonëve.

Bastisje edhe në Shtërpcë

Policia e Kosovës po vazhdon aksionin e saj kundër kontrabandës edhe në Shtërpcë.

Bastisjet po zhvillohen në tri lokacione në Shtërpcë kundër mallit të padoganuar.

Media raportoi se aksioni po zhvillohet edhe në Lagjen e Boshnjakëve.

Ku edhe janë ndaluar tre furgonë me mallra të padoganuara, kryesisht produkte ushqimore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat