Reagon KPK: Po atakohemi në mënyrë të ulët

Aktuale

Reagon KPK: Po atakohemi në mënyrë të ulët

Më: 8 prill 2022 Në ora: 16:30
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK)

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), përmes një komunikate për media, thotë se gjatë ditëve të fundit, është duke u atakuar në mënyrën më të ulët nga përfaqësuesit politikë, përfshirë këtu edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, individë që kanë kaluar dhe janë duke kaluar nëpër procedura penale dhe nga grupet e interesit, ku, sipas tyre, Këshilli Prokurorial dhe bartësit e funksioneve prokuroriale janë “grup dhe kokë kriminale”.

“Kjo gjuhë tejkalon të gjitha limitet e një gjuhë institucionale dhe shpërfaqë në mënyrë të qartë tendencat e hapura për rrënimin e sistemit prokurorial”, thuhet në komunikatë.

KPK-ja shton se nuk do të tolerojë që të cenohet integriteti dhe reputacioni i anëtarëve të Këshillit Prokurorial dhe i bartësve të funksioneve prokuroriale.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës, si institucion i pavarur kushtetues, ua bënë të qartë të gjithëve, përfshirë edhe përfaqësuesve politikë, se nuk do t’u bindet interesave politike dhe atyre të grupeve të interesit, pavarësisht tendencave të tyre”, përfundon komunikata.

Së fundmi, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka qenë në qendër të debateve për shkak të proppzimit të Blerim Isufajt për kryeprokuror të shtetit, për çka është thënë se nuk ka qenë proces i transaprent.

Gjithashtu, KPK është bërë pjesë e debatit në Kuvendin e Kosovës gjatë shqyrtimit të Projektligjit për Këshillin Prokurorial.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat