Kastrati pas vendimit të Kushtetueses: Ajo çfarë ka bërë Nagavci është vepër penale

Aktuale

Kastrati pas vendimit të Kushtetueses: Ajo çfarë ka bërë Nagavci është vepër penale

Më: 8 prill 2022 Në ora: 18:18
Qendron Kastrati

Ish-kryetari i Komunës së Kamenicës, Qendron Kastrati ka thënë që ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci mund të ndiqet penalisht pas vendimit që Gjykatës Kushtetuese që konstatoi se Nagavci ka shkelur Kushtetutën kur mori vendim për organizimin e mësimit në komunën e Kamenicës, duke hedhur kështu poshtë reformën e Kastratit.

Ai ka deklaruar se Nagavci duhet të japë dorëheqje.

“Ne nuk guxojmë që të lejojmë një precedent të tillë ku ministri para zgjedhjeve me keqpërdor pushtetin e vet për me e dëmtu një kryetar komune ose një organizatë të pavarur. Nuk mundet që një ministër ta shkelë Kushtetutën me vetëdije për me arrit me i kriju përfitime politike qoftë vetes apo subjektit”, tha ai.

Kastrati tha se kjo çfarë ka bërë Nagavci është vepër penale që dënohet me burg dhe me gjobë.

“Ajo duhet me japë dorëheqje dhe kjo është ma e pakta çfarë mundet me ba. Unë jam i bindur dhe kjo është e precizuar se kjo është vepër penale dhe kjo dënohet edhe me burg dhe me gjobë. Kjo hyn në kuadër të veprave të keqpërdorimit te detyrës zyrtare”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat