Dokument/ ​Vazhdon avazi i vjetër, festat në vikend e pushimet të hënave

Aktuale

Dokument/ ​Vazhdon avazi i vjetër, festat në vikend e pushimet të hënave

Më: 8 prill 2022 Në ora: 23:44
Foto ilustrim

Nesër në Kosovë festohet dita e Kushtetutës, pasi më 9 prill 2008 u ratifikua Kushtetuta e Kosovës. Megjithatë, institucionet qendrore dhe lokale vazhdojnë të pushojnë në njërën nga ditët e punës, edhe pse festat bien në vikend.

Kështu që për festën shtetërore të 9 prillit, institucionet në Kosovë do të kenë pushim me datë 11 prill, ditë e hëne. Kjo si duket po iu përshtatet edhe Ambasadave të Kosovës nëpër vende të ndryshme të botës. Kështu me rastin e Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Ambasada e Republikës së Kosovës në Romë ka njoftuar se do të jetë e mbyllur me datë 11 prill.

Pushim sipas një vendimi të Ministrisë së Brendshme do të ketë edhe më 18 prill, edhe pse Pashkët katolike do të festohen më 17 prill.

Njëjtë do të ndodhë edhe më 25 prill, ditë e hëne, edhe pse Pashkët Ortodokëse do të festohen të dielën e 24 prillit.

Image
Dokumenti
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat