Një ditë pasi kërkoi njohjen e Greqisë, kryeministri Kurti takon Dendias - ja çka biseduan

Aktuale

Një ditë pasi kërkoi njohjen e Greqisë, kryeministri Kurti takon Dendias - ja çka biseduan

Më: 9 prill 2022 Në ora: 12:50
Foto nga takimi

Një ditë pasi tha se ka ardhur koha që Greqia ta njohë Pavarësinë e Kosovës, kryeministri Albin Kurti u takua me kryediplomatin grek Nikos Dendias.

Për këtë takim, që ka ndodhur në margjinat e Forumit Ekonomik të Delfit, njoftoi ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë përmes një postimi në Twitter ku janë bashkangjitur edhe fotografi.

“Takim në mes ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë Nikos Dendias dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe ministres së Punëve të Jashtme Donika Gërvalla-Schwarz në margjinat e Forumit Ekonomik të Delfit.

U bisedua për bashkëpunimin ekonomik dhe dialogun mes Beogradit e Prishtinës”, thuhet në postimin e ministrisë së Punëve të Jashtme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat