​Konjufca në 14 vjetorin e Kushtetueses ka vetëm lëvdata

Aktuale

​Konjufca në 14 vjetorin e Kushtetueses ka vetëm lëvdata

Më: 9 prill 2022 Në ora: 19:41
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i cili njihet si kritikues i shumë neneve të Kushtetutës së Kosovës, në 14 vjetorin e miratimit të saj, ka thënë se duke miratuar Kushtetutën përfaqësuesit e zgjedhur të popullit siguruan themelet mbi të cilat sot qëndron shteti ynë demokratik dhe sovran.

Konjofca ka shkruar në Facebook se me miratimin e aktit themeltar njëherësh u kurorëzua sakrifica, aspirata dhe vullneti shekullor i popullit të Kosovës për liri, demokraci, pavarësi dhe prosperitet.

“Republika e Kosovës, në partneritet të ngushtë e të përhershëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Do të vazhdojë ta dëshmojë përcaktimin e saj për demokraci të vërtetë, shoqëri të lirë e të hapur, paqe e prosperitet dhe promovim të vlerave evropiane”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat