“Fëmija shkoi e u përplas te makina”, Deliu i reagon Hajdarit: Çfarë deklarate është kjo ministre?

Aktuale

“Fëmija shkoi e u përplas te makina”, Deliu i reagon Hajdarit: Çfarë deklarate është kjo ministre?

Më: 11 prill 2022 Në ora: 08:50
Blerta Deliu

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka kritikuar Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e cila ka deklaruar se një fëmijë është përplasur në veturën e saj, pas aksidentit të shkaktuar në Dragodan të Prishtinës.

Deputetja Deliu-Kodra, i ka uruar shërim të shpejt fëmiut, për të cilin raportohet se është dërguar për trajtim në QKUK, teksa i ka bërë thirrje ministres që të ketë kujdes me deklarimet e saj.

Reagimi i plotë i deputetes:

Fëmiu shkoi e u perplas te makina dhe apo e kundërta.

Çfarë deklarate është kjo zonja ministre?! Ndonëse raste si ky mund të na ndodhin secilit, aman kujdes me deklarimet.

Fëmiiu i uroj shëndet të shpejtë. Lutem ta kalojë me lehtësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat