Vrajolli: Dick Marty ishte iniciatori i Gjykatës Speciale, ndaj gjithësesi duhet të ftohet si dëshmitar

Aktuale

Vrajolli: Dick Marty ishte iniciatori i Gjykatës Speciale, ndaj gjithësesi duhet të ftohet si dëshmitar

Më: 11 prill 2022 Në ora: 18:03
Mentor Vrajolli

Mentor Vrajolli nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, po thotë se është e natyrshme që BIA serbe, të mohonte planin për vrasjen e ish-raportuesit për Këshillin e Europës, Dick Marty.

Megjithatë ai pohoi se nëse do kishte ndonjë moment të caktuar ku do të përfitonin politikisht, serbët edhe do ta vrisnin, Dick Martyn, u shpreh ai në Info Magazine.

”Nëse për ta do të ishte një momentum i caktuar për të fituar ndonjë poen politik, mendoj që një gjë e tillë nuk do të përjashtohej edhe kur tentohej. Këto kanë qenë praktika të mëhershme që edhe jorrallë herë janë përdorë”.

Sipas Vrajollit, pavarësisht zhvillimeve të deritashme mbi këtë proces, Dick Marty duhet të sqarohet mbi raportin e prezantuar nga ai.

”Është e nevojshme që ai të sqarohet se nga ka ardhë ky raport i tij. Sepse që nga fillimi, qytetarët kanë pasur një bindje që ky raport është i shtyrë në rrethana politike”.

”Institucionet duhet të reagojnë sidomos me masa parandaluese. Institucionet e Kosovës më tepër duhet të fokusohen në veprime të drejtpërdrejta. Ajo pjesa deklarative nuk është domosdo të bëhet”.

Vrajolli mes tjerash po ashtu thotë se Marty ka qenë iniciator i Gjykatës Speciale, ndaj dhe duhet të ftohet edhe si dëshmitar në këtët proces.

Kjo sipas tij meqë edhe se që nga fillimi ka pasur dyshime se raporti mund të jetë i nxitur politikisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat