Tomë Gashi: Dick Marty e ka padinë të gatshme, ky është gabimi që bënë deputetët e Kosovës

Aktuale

Tomë Gashi: Dick Marty e ka padinë të gatshme, ky është gabimi që bënë deputetët e Kosovës

Nga: M.L. Më: 11 prill 2022 Në ora: 18:15
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi ka komentuar raportimet se ish senatori zviceran Dick Marty është duke u frikësuar nga serbët, të cilët duan ta vrasin për t`ua hedhur fajin shqiptarëve.

Në një postim në Facebook, Gashi ka shkruar se Dick Marty duhet të ballafaqohet në Gjykate për shkak të shpifjeve të tij të qëllimshme.

“Dick Marty e ka padinë të gatshme. Dick Marty senatori Zviceran për shkak të veprimeve të tij të nxitura nga Rusia dhe Serbia kundër Shqiptarëve në përgjithësi, kundër Shtetit të Kosovës në veçanti dhe posaçërisht kudër pjesëtarëve të UÇK-së përpiloi rrejshëm raportin për këshillin e Evropës kinse për hetimin e trafikimit të organeve njerëzore nga pjesëtarët e UÇK- së gjatë luftës në Kosovë. Sikur kjo njollosje të mos i mjaftonte ai e përfshiu të gjithë Kombin tonë Shqiptar ,sepse aludimet e tije false përfshinin edhe Shqipërinë.

Tani thuhet se ai është duke u frikësuar nga serbët se duan ta vrasin dhe për këtë të fajësohen Shqiptarët, posaçërisht ish pjesëtarët e UÇK- së.

Dick Marty duhet të ballafaqohet në Gjykate për shkak të shpifjeve të tij të qëllimshme”, shkruan Gashi.

Sipas tij, Marty padinë e ka gati, vetëm pritet raporti i Prokurorit Amerikan Clint Wiliamson që e demanton trillimin e tij Ruso-Serb.

“Nëse deputetët e Kuvendit të Kosovës më 3 Gusht 2015 do ta kërkonin ta kishin para vetës raportin e Clint Williamson - Gjykata Speciale asnjëherë nuk do të krijohej”, ka thënë ai.

Gashi ka rikujtuar se njoftimi zyrtar i Kuvendit të Kosovës është se deputetët para votimit, gjatë votimit dhe pas votimit nuk e kanë pas raportin e Clint Williamson.

“Duket se nxitimi për të krijuar Gjykatë kundër vetvetes si shpëtim nga raport i rrejshëm i Dick Martyt e krijoi Gjykatën Speciale por në këtë Gjykate asnjë Shqiptare, asnjë pjesëtar i UÇK-së kurrë nuk do të akuzohet për trafikim të organeve njerëzore, për një arsye të thjesht sepse kjo kurrë nuk ka ndodhur”, ka theksuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat