Kurti pyetet për aksidentin që shkaktoi ministrja Hajdari, ja çfarë thotë

Aktuale

Kurti pyetet për aksidentin që shkaktoi ministrja Hajdari, ja çfarë thotë

Nga: G.B Më: 12 prill 2022 Në ora: 09:35
Rozeta Hajdari dhe Albin Kurti

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Roza Hajdari, ka shkaktuar një aksident të dielën, ku ka goditur një fëmijë të moshës 9 vejçare.

E për këtë çështje është pyetur sot kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media.

Ai tha se nuk ka informacione më shume se ato që i ka dhënë ministrja, derisa tha se i beson asaj, shkruan Bota sot.

Kurti tha se policia e ka rastin dhe se ajo nuk ka qenë duke vozitur më shpejt se që duhet.

“E shpreh keqardhjen time të thellë me atë çfarë ka ndodhur, me aksidentin në të cilin është lënduar një fëmijë. Unë nuk kam të tjera informacione përveçse ato që i ka dhënë ministrja Rozeta Hajdari dhe më duhet të them se i besoj. Ka qenë në veturë me motrën e saj me aftësi të kufizuara. Dhe me aq sa kam kuptuar, nuk ka shenja në asfalt të frenimit, që do të thotë se nuk ka pasur shpejtësi më shumë se që duhet. Policia e ka rastin, kamerat e marketit janë aty dhe besoj se kjo çështje do të sqarohet shumë shpejt”, ka deklaruar Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat