Reagon Bekim Haxhiu: Tërheqjen nga Trusti s’ka kush që e ndalë, 100 euro janë lëmoshë

Aktuale

Reagon Bekim Haxhiu: Tërheqjen nga Trusti s’ka kush që e ndalë, 100 euro janë lëmoshë

Më: 12 prill 2022 Në ora: 11:56
Bekim Haxhiu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu ka komentuar masat e reja të Qeverisë në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike për ndarjen e 100 eurove për pensionistët punëtorët, e studentët.

Haxhiu ka ka thënë se  kriza nuk kalohet me një muaj derisa shtesat prej 100 euro i ka quajtur lëmoshë.

“Ato 100 euro shpenzohen me të hyrë në shitore”, ka thënë ndër të tjera Haxhiu.

Sipas tij plotësim ndryshimi i ligjit për Trustin Pensional duhet të ndodhë pasi që  ai tha se kjo është kërkesë e qytetarëve të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat