Përfitimi i 100 eurove nga ndihmat e qeverisë kufizohet me pagën e punëtorëve

Aktuale

Përfitimi i 100 eurove nga ndihmat e qeverisë kufizohet me pagën e punëtorëve

Më: 12 prill 2022 Në ora: 15:19
Ilir Kërçeli

Ilir Kërçeli, shefi i stafit të Glauk Konjufcës, ka shkruar se subvencionimi me nga 100 euro nuk do të bëhet për ata që e kanë pagën mbi 1 mijë euro.

Këtë Kërçeli e ka bërë të ditur në një postim në Facebook.

“Subvencionimi me nga 100 euro, është për ata të cilët paga e tyre nuk kalon mbi 1000 euro”, shkruan ai.

Një informacion i tillë nuk u dha sot në konferencën për media nga ministri i Financave, Hekuran Murati.

Gjatë kësaj konference Murati së bashku me kryeministrin Kurti, njoftuan për pakon ekomomike nëpërmjet të cilës do të ndahen nga 100 euro punëtorët e sektorit publik dhe atij privat dhe për studentët si dhe dyfshimin e mjeteve për personat me asistencë sociale dhe pensionistët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat