“Kryeministër, a po t’dhem kryet?”/ Ish këshilltari publikon videon e Kurtit që tallej me Haradinajn për numrin e këshilltarëve

Aktuale

“Kryeministër, a po t’dhem kryet?”/ Ish këshilltari publikon videon e Kurtit që tallej me Haradinajn për numrin e këshilltarëve

Nga: G.B Më: 12 prill 2022 Në ora: 16:36
Shkëlzen Gashi dhe Albin Kurti

Shkëlzen Gashi, ish këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, ka publikuar një pjesë nga një intervistë e tij në shtator të vitit 2019, kur ai tallej me Ramush Haradinajn i cili sa ishte kryeministër kishte 35 këshilltarë, e për të cilët thoshte se janë të panevojshëm dhe se nga një këshillë në ditë prej tyre, shkakton kokëdhembje, përcjell Bota sot.

Gashi e ka pyetur tani Kurtin se a po i dhemb koka pasi ka 2 këshilltarë dhe jo 6-10 sa i premtonte se do t’i kishte.

Postimi i tij i plotë:

KRYEMINISTËR, A PO T'DHEM KRYET?

Para disa ditëve në portalin ‘Kallxo’ e lexova një artikull me titull «Kurti vet i 30-ti në kabinet (dokument)», në të cilin thuhej se deri më tani Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar gjithsej 22 këshilltarë politikë: https://kallxo.com/.../kurti-vet-i-30-ti-ne-kabinet.../

Mu kujtua një intervistë e tij në emisionin ‘Rubikon’, 4 shtator 2019 «Si do të ishte Albin Kurti si kryeministër?», ku ai me të drejtë tallej me atëherë Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj: «35 këshilltarë, ata një këshillë me ta dhanë në ditë, të dhem kryet. 35 këshilla në ditë, unë nuk e di qysh i ka menaxhu».

Gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e përgjithshme, të mbajtura në tetor të vitit 2019, Kryeministri i Kosovës premtonte se do të ketë 6-10 këshilltarë politikë.

Ndoshta do të ishte mirë një shpjegim për dy përkatësisht trefishimin e këshilltarëve politikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat